Policia greke në një operacion me DEA-n amerikane ka sekuestruar një sasi prej rreth 1.3 tonë kokainë në Agrinjo, pranë Patras.

Sipas mediave greke raportohet se kokaina ka hyrë përmes portit privat të Katakolos dhe më pas është fshehur në një kompleks dhomash plazhi në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos.

Po kështu mediat vendase, bëjnë me dije se droga mund të ketë hyrë në Greqi përmes Shqipërisë, ndërsa janë vënë në pranga 8 persona mes të cilëve 3 shqiptarë, por emrat e tyre nuk bëhen ende me dije.

Mësohet se aksioni vijon në disa qytete të Greqisë për të vënë në pranga personat e tjerë të përfshirë. Ndërkohë Tv Klan kërkoi informacion në policinë shqiptare, por pranë autoriteteve tona nuk ka mbërritur ende informacion nga homologët grekë.

Tv Klan