Surprise Me!

“Lokomotiva” shëtitëse/ Autorët e filmit po e shfaqin në të gjitha qytetet

2020-01-25 2 Dailymotion

Një grup aktorësh të rinj po udhëtojnë nëpër Shqipëri me serialin e tyre filmik ?Lokomotiva?. Bëhet fjalë për një prodhim komedi, aventurë e dramë që ka brenda elementë të traditës dhe njëherazi një promovim i potencialeve natyrore historike dhe kulturore të Shqipërisë.

Ata u ndalën në Gjirokastër për shfaqjen e serisë së parë të ?Lokomotivës? ku morën mbështetje nga publiku dhe të rinjtë. Ermal Qori autori i serialit thotë se projekti frymëzoi 8 të rinj për ta realizuar atë me buxhet zero dhe se nisma do të vazhdojë me seri të tjera.

Të ardhurat e biletave të shitura do shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Të rinjtë e vlerësojnë serialin një prodhim 100 % shqiptar që ?guxon? të thyejë monotoninë e realitetit.

Seriali që pritet të udhëtojë nëpër Shqipëri motivet i merr nga jeta reale dhe satirizon në këtë seri të parë fenomenin e përhapur të ?martesave me shkesë?, por gjithashtu realizon edhe një promovim panoramik të potencialeve natyrore, kulturore, historike dhe ato tradicionale që ofron Shqipëria.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Film#Lokomotiva#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon