Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Demokratët testojnë situatën në Vlorë përpara mitingut që do të zhvillohet pas dy javësh atje. Aktivi i Partisë Demokratike të Vlorës ka shërbyer dhe për hartimin e platformës së organizimit të protestës në qendër të qytetit ku do të marrë pjesë edhe kryetari i PD Sali Berisha.

Sipas nënkryetarit demokrat Jemin Gjana socialistët arritën ta mashtronin Vlorën në ?97, por nuk do ta mashtrojnë dot atë në vitin 2000. Ata u shpreh ai fajsojnë PD për ngjarjet e ?97 por nuk ka asnjë anëtar të kësaj partie që ndiqet penalisht për ndonjë vrasje në Vlorë.

Partia Demokratike dhe Berisha kanë zhvilluar disa mitingje në qytetet kryesore të vendit këto dy muajt e fundit. Por mitingu i Vlorës do të jetë prova më e vështirë për PD në prag të zgjedhjeve lokale të këtij viti./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego