Pamje të jashtëzakonshme vijnë nga Kina në kuadër të festivalit të Pranverës, pjesë e festimeve të vitit të ri hënor, pavarësisht frikës dhe kërcënimit të virusit vdekjeprurës që ka goditur vendin.<br />Në qytetin Shuozhou në provincën Shanxi, në veri të vendit, qindra fenerë shumëngjyrësh kanë ndezur qiellin, duke iu dhuruar banorëve një festë të rrallë vizuale.<br />Fantazia për krijimin e fenerëve duket e palimit, pasi i shohim si shporta me lule, si flutura, apo thënie e bekime të kulturës kineze për vitin e ri.<br />Ndërkohë në qytetin Qinhuangdao të Provincës Hebei është mbajtur një shfaqje e jashtëzakonshme, që ka mahnitur vizitorët. <br />E gjitha me fenerë, tashmë simbol të kulturës kineze, të ndarë në shtatë zona, që përshkruajnë kohë të ndryshme në historinë e gjatë të kinës.
