Surprise Me!

Tërmeti, Turqi/ Rritet bilanci, shpëtohet 3-vjeçarja

2020-01-26 0 Dailymotion

Ekipet e shpëtimit kanë punuar pa reshtur për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, dhe përpjekja e tyre nuk ishte e pasuksesshme: ata kanë nxjerrë 45 persona nga gërmadhat, përfshirë dhe një tre vjeçare që u gjet e gjallë mbrëmjen e djeshme.

Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë kanë sfiduar temperaturat nën zero, e në disa raste kanë gërmuar edhe me duar, siç thonë raportet në media, me shpresën të shpëtojnë sa më shumë jetë pas tërmetit të magnitudës 6,8 që goditi mbrëmjen e së premtes qytetin Sirvrice, në provincën Elazig. Bilanci i viktimave të lëkundjes së fuqishme të tokës ka mbërritur në 35, ndërsa të plagosurit janë mbi 1.600.

Turqia njihet si vend me aktivitet të lartë sizmik. Elazigu u godit dhe në vitin 2010 nga një tërmet me magnitudë 6, i cili la të vdekur 51 persona. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, një ditë më parë mori pjesë në varrimin e një nëne bashkë me djalin e saj që humbën jetën nga tërmeti përpara dy ditëve. Ai paralajmëroi qytetarët përpara mediave se po përhapen edhe lajme të pavërteta se vendi është i papërgatitur për tërmetet. ?Mos i dëgjoni thashethemet, mos dëgjoni propaganda e askujt dhe ta keni parasysh se jemi në shërbimin tuaj?, tha ai. Agjencia Shtetërore turke e Fatkeqësive natyrore bëri të ditur se tërmeti është pasuar nga gati 400 pas lëkundje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Earthquake#Turkey#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon