Raporti final për demet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të dalë në datën 4 shkurt, 13 ditë para zhvillimit të konferencës së donatorëve. Kreu i qeverisë, Edi Rama në konferencën për shtyp, ka tre shtyllat kryesore ku do të bazohet financimi i dëmeve, për të cilat ka theksuar se një peshë të madhe do të ketë buxheti i shtetit dhe shpresat nuk do të varen vetëm nga Konferenca e donatorëve.

"Raporti final me datë 4 shkurt. Kemi shkuar deri tek dëmet e shkaktuara në sektorë të caktuara të ekonomisë, duke frenuar sektorin, apo duke ngadalësuar sektorin. Ne kemi vendosur vëmendje në tre drejtime.

1. Garantimi i një pjese me kapacitetin tonë financiar. Dhe për këtë kemi hartuar disa skema, duke shfrytëzuar bazën solide, pa cenuar parametrat e borxhit apo deficitit. Ky është një moment për ata që e shohin ekonominë e vendit si një ekonomi që përkthehet në sa lekë mora unë, që nëse ne nuk do kishim bërë reformat që kemi bërë dhe nëse do kishte qenë qeveria e mëparshme nëse do kishte rënë tërmet, do ishte e pamundur që buxheti i shtetit të garantonte as 1/10 e asaj që ne e kemi garantuar, pa prekur programet e tjera të rëndësishme.

2. Financimi ndërkombëtar. Jemi angazhuar intesivisht për të marrë një mbështetje domethënëse nga konferenca e donatorëve. Por e dimë që nuk do të mbulojë të gjitha shpenzimet. Nuk presim që të derdhen miliarda, por që të kemi një volum plus.

3. Iniciativa të reja që po formohen, s'mund t'i bëj publike. Janë iniciativa politike dhe financiare që do të na mundësojnë që të mbajnë zotimin tonë.