Surprise Me!

Asnje levizje per qeverine e re te Kosoves

2020-01-26 0 Dailymotion

Ndonëse fundjava ishte përmendur nga lideri i LDK-së Isa Mustafa si afati i fundit për t?u arritur një marrëveshje me LVV-në për arritjen e koalicionit qeveritar ose për ta shpallur atë të dështuar, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Zyrtarët e të dyja partive politike kanë zgjedhur heshtjen.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë takim ndërmjet tyre së paku zyrtarisht. Ndonëse jozyrtarisht, mediat kanë raportuar të ketë pasur një takim të premten në mbrëmje deri në orët e para të së shtunës në shtëpinë e kreut të LDK-së Isa Mustafa, megjithatë një gjë e tillë nuk është pohuar e as mohuar nga zyrtarët e partive.

?Nuk kam asnjë informacion?, është përgjigja nga zyrtarët e LVV-së të pyetur nga nëse ka pasur takime të tilla. Ndonëse takime të shpejta kishin paralajmëruar të premten zyrtarët e të dyja partive, duke lënë të nënkuptohet se ato do të ndodhin në fundjavë.

?Ne nuk e kemi përmbyllur dhe dy palët janë duke bërë përpjekje maksimale që të ndodhë një takim. Shumë shpejt do të ndodhë?, thotë Fatmire Mullhaxha Kollqaku, nënkryetare e LVV.

?E rëndësishme është që është që të arrihet një marrëveshje dhe është mirë që këto 2-3 ditë të kemi lajme të mira për vendin?, shprehet nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani.

Oferta e fundit që ka ardhur nga radhët e LDK-së, ishte ndarja e barabartë e Ministrive dhe kryeparlamentari t?i takojë LDK-së deri në zgjedhjen e Presidentit. Kjo ofertë është refuzuar nga LVV, duke thënë se posti i kryeparlamentarit është i paprekshëm dhe se Glauk Konjufca është i denjë për ta përfaqësuar atë pozitë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon