Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Është tragjedia më e madhe e ndodhur në Filipine. Asnjë i mbijetuar nga 131 pasagjerët e Boingut 737-200 i kompanisë ajrore Flamuri Filipinas. Avioni ndiqte linjën ajrore Manila ? Davo. Afër ishullit Davo avioni ka shpërthyer për shkaqe ende të panjohura. Piloti ka njoftuar për një avari në momentet e fundit por nuk jepen ende shpjegime. Ndërkohë ka nisur nxjerrja e kufomave dhe hetimi i kutive të zeza për të zbuluar arsyet e kësaj tragjedie.

Një tjetër ngjarje e rëndë në amerikë. Në Micigan në një azil pensionistësh, një 50 vjeçar i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë ka qëlluar me armë zjarri duke lenë të vdekura në vend dy gra të moshuara. Më në fund është arritur të kapet 50-vjeçari nga forcat e policisë dhe me ndihmën e FBI-së. Një helikopter turistash i cili ka dashur të shëtiste është rrëzuar pak pas ngritjes në ajër në anën jugor të parkut. Të gjatë pasagjerët dhe pilotët kanë mbetur të plagosur në vend.

Më në fund shkenca u thotë stop bakterjeve. Është hedhur në tregun farmaceutik ilaçi xirox, i cili shihet si luftuesi më i fuqishëm i bakterjeve si streptokoku etj. Por pas 9 vitesh kërkime duket se më në fund njerëzit kanë një armë më tepër për të mbrojtur shëndetin e tyre./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori