Surprise Me!

Rama mbërrin në Berlin/ Nesër takon kancelaren Merkel në prag të konferencës së donatorëve

2020-01-26 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin për të zhvilluar nesër një takim me kancelaren Angela Merkel.

Ky takim i Ramës është në vijim të turit për mirëorganizmin dhe mbledhjen e fondeve në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt.

I dërguari i Top Channel në Berlin, Muhamed Veliu raportoi se në fokus të takimit të kryeministrit Rama me kancelaren Merkel do jetë konferenca e donatorëve për të thithur sa më shumë biznese dhe institucione gjermane për të ndihmuar me rindërtimin pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Gjithashtu në fokus do të jetë edhe çështja e çeljes së negociatave.

Po ashtu në këtë takim kreu i qeverisë do ta njohë kancelaren me progresin e Shengenit ballkanik, ndërkohë që pas Berlinit, Rama do udhëtojë drejt Brukselit ku do të takojë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Mësohet se takimi i Ramës me Merkel do zgjasë 60 minuta.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AngelaMerkel#EdiRama#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon