Surprise Me!

Humb jeten tragjikisht ish-basketbollisti Kobe Bryant

2020-01-26 3 Dailymotion

Ish-Basketbollisti Kobe Bryant është ndarë tragjikisht nga jeta pas një aksidenti me helikopter në kodrat e Calabasas, 50 Km në veriperëndim të Los Anxheles.

Ai po udhëtonte me të paktën 3 persona të tjerë në helikopterin e tij privat. Bashkë me pilotin janë 5 persona të vdekur. Deri tani raportohet se asnjë prej viktimave të aksidentit të tjerë nuk ishte pjesëtar i familjes së tij.

Mësohet se mjeti fluturues ka shpërthyer në flakë. Është kërkuar ndihmë e emergjencës por ishte tepër vonë. Shkaqet e rrëzimit të helikopterit janë ende nën hetim. Mediat amerikane raportojnë se ish-basketbollisti Brajant e përdorte prej vitesh udhëtimin me helikopter.

Kobe është një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA. Ai ka marrë pjesë 18 herë në ekipin All Star, në karrierën e tij 20 vjeçare me Los Angeles lakers.

Ai është i katërti në listën e shënuesve më të mirë në kampionatin amerikan të basketbollit

Pasi la basketbollin, Ekipi i Los Angeles Lakers, tërhoqi fanelat me numër 8 dhe 24 të mbajtura prej tij, në shenjë nderimi se një lojtar i tillë do të mbetet i papërsëritshëm. Ai është i vetmi basketbollist në këtë skuadër që mori një nderim të tillë.

Arritjet e tij i tejkalojnë stadiumet e basketbollit. Kobe Bryant madje ka fituar edhe një çmim Oskar për një filmin me metrazh të shkurtër me titull ?Dear basketboll?, (i dashur basketboll).

Kobe Bryant ishte 41 vjeç. Ai la pas bashkëshorten dhe katër vajza.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon