#rtvora #oranews

Shpesh herë politikat penale për kufizimin e dhunës në familje nuk kanë dhënë efektet e duhura dhe nuk kanë qenë të pakta rastet e humbjes së jetës së personave që kanë marrë urdhër mbrojtje nga gjykatat.

Ndaj për të krijuar më shumë për vitimat e kësaj dhune, dy deputetet socialiste, Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka kanë ndëramarrë nismën për të ndryshuar disa ligje, ku ndërmjet të tjerave propozojnë edhe izolimin e dhunuesve dhe largimin e tyre nga shtëpia me vendim gjykate.
Kjo pasi deri më tani praktika që dhunuesit dhe viktima të ndanin të njëjtën shtëpi ka qenë e pa suksesshme duke sjellë edhe raste fatale për jetën.
"Në rastet e dhunës në familje, nisur nga situatat alarmante dhe shifrat ne rritje, justifikohet marrja e kësaj mase si proporcionale me problematikat e hasura, dhe si e tille duhet parashikuar ne ligj", theksojnë propozueset e kësaj nisme.

Jo vetëm kaq, por nismëtaret e këtyre ndryshimeve propozojnë që ti jepet e drejta policisë që si masë paraprake të vendosë largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga shtëpia në momentin që ka një denoncim nga viktima.

Masat paraprake e mbrojtjes së menjëhershme në këtë rast nxirret nga titullari i strukturës përgjegjëse të Policisë se Shtetit.

"Kjo masë nuk cënon të drejtën e dhunuesit për një proces të rregullt ligjor, pasi në çdo rast është gjykata ajo që brenda 48 orëve vlerëson masat paraprake të mbrojtjes se menjehershme", shprehen deputetet socialiste në relacion.

Nje tjeter mase është edhe detyrimi i dhunuesve për të ndjekur programe rehabilitimi, që në momentin e ndalimit, gjatë kryerjes se dënimit dhe pas vuajtjes se dënimit.

Sipas INSTAT numri i rasteve të dhunës në familje rritet me 9 për qind çdo vit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nisma-ligjore-burrat-dhunues-te-largohen-menjehere-nga-shtepite

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp