Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kreu i qeverisë shpërndau në rrjetet sociale momentin e takimit me Merkel.<br /><br />Rama u nis një ditë më parë drejt Gjermanisë. Takimi vjen para Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet në Bruksel më 17 Shkurt.<br /><br />Ashtu siç ka paralajmëruar vetë pritet që në Berlin, kreu i qeverisë të ketë në fokus programin e rindërtimit, pas tërmetit të 26 Nëntorit. /tvklan.al