Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri ka mbajtur fjalimin e saj të parë në cilësinë e kryediplomates. Teksa foli për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve,ajo mbylli fjalimin e saj në shqip duke thënë se SHBA është krah për krah me Shqipërinë.<br /><br />"Pres të punon me udhëheqësit e Shqipërisë ndërkohë që ata marrin hapa për Reformën në Drejtësi dhe për të larguar korrupsionin. Besoj se kur drejtësia të hedhë rrënjë në drejtësi të tërhiqen më shumë investitorë. SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate të vërtetë. Ne qëndrojmë krah jush sot, për të mbështetur të ardhmen tuaj në familjen europirane", tha Kim.<br /><br />"Ne jemi ne me ju krah për krah. Faleminderit shumë", tha Kim në gjuhën Shqipe.