Surprise Me!

Merkel pret Ramën: Në Samitin e marsit do kërkoj hapjen e negociatave

2020-01-27 0 Dailymotion

#rtvora #oranews

Merkel: Jam e gëzuar që sot mund të flasim për marrëdhëniet dypalëshe në takim gjithashtu do të kemi dhe mundësinë të kujtojmë tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Shumë njerëz kanë humbur strehët e tyre, mbi 50 njerëz humbën jetën. Jam e gëzuar që Komisioni ka dërguar ftesat për një konferencë donatorësh dhe Gjermania do të marrë pjesë në këtë konferencë. Bashkëpunimi dhe gatishmëria në rajon për ndihmë ka qenë mbresëlënëse.

Megjithatë kjo ishte një goditje e rëndë për Shqipërinë. Do të flasim për marrëdhëniet ekonomike dhe kursin e reformave të Shqipërisë. Për reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra dhe duhet të vazhdojë në këtë mënyrë që të përmbyllet. Reforma ka një rëndësi qëndrore për të ardhmen e Shqipërisë.

Qeveria federale gjermane i përmbahet perspektivës së Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Duam që këto shtete të përafrohen në BE dhe mbi të gjitha duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Europës në mars të kemi një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy vendet kanë suksese të konsiderueshme dhe ne do të punojmë fort që në mars të kemi rezultate. E ardhmja e dy vendeve është në BE. Kjo është dhe në interesin tonë. Komisioni i ri Europian synon të jetë një komision që synon të theksojë dhe dimensionin gjeopolitik dhe kjo jep më shumë shanse për ta çuar me vendosmëri përpara këtë proces.

Rama: Është shumë e rëndësishme që një dimension më i qartë gjeopolitik i Komisionit do të jetë një ndihmë e madhe për gjithë rajonin.

Në fund të vitit 2019, Bundestagu gjerman kërkoi që politika shqiptare të ?prodhojë? produkte reale përsa i përket reformës zgjedhore, funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjidhjen e krizës politike.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/merkel-i-uron-mireseardhjen-rames-ne-fokus-konferenca-e-donatoreve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon