Emisioni ?Historia ime? në Tv Klan, ditën e sotme e vendosi fokusin tek një nga masakrat më të mëdha të njerëzimit. 27 Janari shënohet në kalendar si Dita Ndërkombëtare e Holokaustit.

Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore.?

Me një humanizëm tejet bujar, gati deri në heroizëm shumë familje shqiptare strehuan në shtëpitë e tyre hebrenjtë, duke i fshehur dhe duke mos i dorëzuar kurrë.

Një prej tyre është familja Qoqja, e cila ka ndihmuar dhe strehuar në shtëpinë e saj një hebre me emrin Avram. Fatos Qoqja ka treguar në studio se babai i tij ka rrezikuar jetën e gjithë familjes për të ndihmuar dhe strehuar hebreun e ardhur nga Janina e Greqisë.