Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion në qytetin e Shijakut, ku dyshohet se mbahet peng një 49-vjeçar i rrëmbyer pak ditë më parë në Kamëz. Policia ka rrethuar kompleksin ?Golden? dhe ka kryer kontrolle të shumta, por deri tani nuk ka bërë të mundur gjetjen dhe lirimin e 49-vjeçarit Jak Prenga.

Ky i fundit mor peng në Kamëz më datë 17 Janar, nga 2 persona ende të pa identifikuar, të cilët lëviznin me një makinë Range Rover. Më pas mjeti që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet i djegur në Shkallnur të Durrësit.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se Prenga mund të jetë marrë peng për prishjen e pazareve të drogës. Deri tani policia ka shoqëruar një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ndërsa gjatë kontrolleve është gjetur edhe një armë zjarri pa leje.

Operacioni ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, por forcat speciale nuk kanë mundur të bien në gjurmët e 49-vjeçarit Prenga.

Tv Klan