Pas marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd po negociohet marrëveshja tjetër, ajo për linjën hekurudhore. Kryesuesi i ekipit të Kosovës, Xhemë Veseli, ka thënë se kanë pasur negociata të mira dhe është shprehur optimist se ditëve në vazhdim do të përmbyllet me sukses edhe kjo marrëveshje.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj këtë nuk e quan dialog. Ndërsa thotë se aktualisht është një infrastrukturë hekurudhore shumë e dobët dhe joadekuate.

Ambasadori Grenell gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe në Serbi, javën e kaluar, paralajmëroi arritjen e marrëveshjes edhe për hekurudha. Linja hekurudhore Prishtinë-Beograd nuk funksionon që nga lufta e fundit në Kosovë, në vitin 1999, ndërsa ajo Mitrovicë e Veriut-Serbi administrohet nga Serbia.

Tv Klan