Surprise Me!

Rishfaqet ISIS/ Kërcënon të sulmojë Izraelin

2020-01-27 2 Dailymotion

I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) është rikthyer dhe kërcënon se do ta shndërrojë Izraelin në shënjestrën kryesore të sulmeve të tij.

Grupi i dhunshëm xhihadist publikoi online një mesazh audio ku pretendohet se është regjistruar zëri i zëdhënësit të tij, Abu Hamza al-Quraishi. ?Sytë e ushtarëve të kalifatit janë ende në Jerusalem?, tha al-Quraishi në mesazhin 37 minutësh.

?Në ditët në vazhdim, dashtë Zoti, do të shihni se çfarë ju dëmton dhe çfarë do t?ju bëjë t?i harroni tmerret që keni përjetuar?, tha zëdhënësi. Sipas al-Quraishi, lideri i ri i grupit është i vendosur që t`i çojë drejt një faze të re vëllezërit muxhahedinë në të gjithë provincat e bashkë me ta, dhe myslimanët në mbarë botën.

Në ditën e përkujtimit të Holokaustit, ai paralajmëroi se fokusi i ri i ISIS, do të jenë hebrenjtë, të cilëve do t`u merret mbrapsht ajo që sipas zëdhënësit, ata kanë vjedhur nga myslimanët. Shteti Islamik shpalli në vitin 2014 të ashtuquajturin kalifat në disa territore të Sirisë dhe Irakut, ku kontrollonte gjithçka ? duke nisur që nga monedha e deri tek programet mësimore.

Pas operacioneve ndërkombëtare ushtarake, kalifati u shemb vitin e kaluar dhe grupi u shpërbë, ndërsa goditjen më të fortë e mori me vrasjen e ish liderit të tij, Abu Bakr Al Baghdadi, pas një sulmi të forcave amerikane në Siri. Megjithatë, ekspertët nuk e kanë përjashtuar asnjëherë mundësinë që Shteti Islamik të rigrupohet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Izrael#ISIS#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon