Surprise Me!

Kengetarja perlotet ne studio: E kam perjetuar shume keq, kam qare nje jave

2020-01-28 6 Dailymotion

Ertila Koka është një këngëtare, e cila ndonëse fillesat e saj i ka si soprano, nga publiku shqiptar identifikohet më së shumti me muzikën pop. Ajo ka mbaruar për Kanto në Akademinë e Arteve të Bukura dhe është diplomuar si soprano. Ndonëse i pëlqen muzika klasike, ajo iu përkushtua më tepër muzikës pop dhe asaj të lehtë.<br /><br />E ftuar pasditen e sotme në programin ?Rudina?, në Tv Klan këngëtarja ka zbuluar më shumë për jetën e saj artistike por jo vetëm. Së fundmi, Ertila ka realizuar një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarin ndërkombëtar, Adam Clay. Ai njihet për hitet e tij botërore ?Babilonia?, Beautiful life?, ?Touch the sky?.<br />Ertila kishte menduar të viunte dhe ta promovonte këngën në muajin Nëntor tek emisioni ?Rudina?, por nuk mundi edhe për shkak të tërmetit. Ajo e kishte përjetuar mjaft keq atë periudhë dhe madje edhe përlotet në studio kur e kujton.

Buy Now on CodeCanyon