Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, pas seancës për Badovcin në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ligjvënësja theksoi se Ahmeti nuk po jep llogari lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e liqenit artificial.

?Kryetari i Komunës së Prishtinës, ndërkohë që në Asamblenë Komunale po diskutohet për mbrojtjen e Badovcit, tha se nuk e ka ndërmend të japë llogari përpara qytetarëve për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin. Kryetar mbi 30.000 qytetarë po kërkojnë tërheqjen e tyre. Nëse nuk je i gatshëm të respektosh vullnetin e qytetarëve dhe të respektosh ligjin, JEP DORËHEQJEN?,

ka shkruar ajo në Facebook. Disa ditë më parë, Vetëvendosja doli me pretendimin se me dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e liqenit të Badovcit, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, kanë shkelur ligjin. Sipas saj përmes këtij veprimi, dy institucionet në fjalë kanë rrezikuar ujërat e Kosovës, e për këtë i bëri ftesë edhe Prokurorisë së Shtetit të veprojë. Pasi u bë publik projekti që parashikon të ndërtohet në afërsi të liqenit të Badovcit, një grup qytetarësh reaguan menjëherë duke shprehur haptazi kundërshtinë e tyre.

I ashtuquajturi ? Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit? i drejtoi pesë kërkesa për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Komunës së Prishtinës, më e fundit e të cilave ka të bëjë me ndalimin e planifikimit të lagjeve dhe objekteve turistike në zonat përreth liqeneve artificiale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VV#Kosova#TopChannel