Prej datës 1 janar 2020, çdo institucion shtetëror ka nisur të ofrojë shërbimet online për qytetarët, duke synuar uljen e radhëve, shkurtimin e kohës së humbur për të marrë një shërbim dhe eliminimin e korrupsionit.

Tashmë qytetarët nuk do të kenë më kontakt të drejtpërdrejtë me sportelistë por gjithçka do të bëhet në mënyrë virtuale përmes e-Albania.

Por çfarë mendojnë qytetarët e Tiranës për këtë mënyrë të re të ofrimit të shërbimit?

?Mendova se ishte shumë më mirë se të presësh në radhë, kështu është më mirë.

Ne kemi mendimin që ne nuk dimë ta përdorim, ato janë për ju të rejat që dini të përdorni kompjuterin, internetin, ne nuk dimë ta përdorim, ne dimë vetëm me i ra me fol.

Mendimi është shumë i drejtë, shumë i mirë është kur kalojnë online, për popullin bëhet shumë mirë. Do zhduket korrupsioni se s'ka të bëjë me njerëz.

Shumë mirë është, është një mundësi më e mirë që mos të presim në radhë.

A është populli i përgatitur për këtë punë, sa është niveli arsimor-kulturor? Them se niveli i popullit të zonave rurale është shumë dobët.

Shkurtohen procedurat, i bën në kohën që të duhet, nuk pret, tarifa kuptohet që është zero, mirë më duket. Korrupsioni nuk hiqet, nuk besoj, gjithmonë i gjendet një diçka.

Është një gjë e mirë pasi shërbimet janë më të shpejta edhe nuk nevojë për të mbajtur radhën në zyrat përkatëse?-u shprehën disa prej qytetarëve

Me këtë shërbim edhe maturantët do të kenë mundësi që notën e provimeve të maturës ta marrin online si dhe kopjen e testit.

Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë online 91% e të gjitha aplikimeve për shërbime.