#rtvora #oranews

Një i vdekur dhe 3 të plagosur ishte bilanci i dy aksidenteve si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit në Lezhë dhe Vlorë. Ndërkohë mjegulla dhe ngricat krijuan vështirësi në orët e mëngjesit në rrugët e Bulqizës dhe Korçës.

Një parakalim i gabuar përgjaku rrugën Lezhë-Shkodër këtë të enjte. Dy automjete u përplasën pranë vendit të quajtur Piraj.

Goditja ka qenë e fortë siç tregojnë pamjet në video dhe rezultoi fatale.

Viktima është identifikuar si Ndue Marku, rreth 70 vjeç.

Ai udhëtonte në një mjet tip "Fiat" me targa AA 677 MF që siç shihet në video pësoi dëmtime të mëdha.

Për të nxjerë trupin e viktimës nga makina u kërkua ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Në mjetin tjetër udhëtonte një familje që sipas informacioneve shkonte drejt Kishës së Laçit.

Ata fatmirësisht veç tronditjes nuk pësuan lëndime.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë më herët katër makina u përplasën në pyllin e Sodës në Vlorë.

Tre ishin në lëvizje dhe e katërta e parkuar.

Për pasojë tre persona u raportua se mbetën të lënduar pa rrezik për jetën.

Ndërkohë ngricat dhe mjegulla mbeten problem në jug e verilindje të vendit.

Këto pamje nga qafë Bualli tregojnë situatën në orët e mëngjesit.

Problematika të ngjashme pati edhe në aksin e Dardhës, Qafë Qarrit, në Qafën e Bigëllit dhe Liqenas në qarkun e Korçës.

Ndërsa në qytet 3 persona pësuan fraktura pasi u rrëzuan në rrugë për pasojë të prezencës së akullit në rrugë e trotuare, ndërsa të mërkurën u regjistruan 20 raste të tjera.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/perplasen-makinat-ne-aksin-shkoder-lezhe-vdes-njeri-nga-drejtuesit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp