Surprise Me!

Kryemadhi: Jam për lista të hapura! Tryeza për reformën do të vijojë edhe për zgjedhjet e reja

2020-01-29 0 Dailymotion

TIRANË - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se është pro ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi tha se listat e hapura mund të humbasin votat e partisë, por nga ana tjetër rrisin konkurrencën mes kandidatëve për deputetë.<br /><br />Monika Kryemadhi tha se tryeza për reformën zgjedhore pas marrëveshjes politike për të bërë pjesë edhe opozitën jashtëparlamentare, në të ardhmen mund të shërbejë edhe për diskutime të tjera, sa i takon hapave për zgjedhjet e reja, por edhe për ndryshimin e Kodit Penal. Kjo do të shihet - tha Kryemadhi - nëse jep produktivitet me reformën zgjedhore.

Buy Now on CodeCanyon