Britanikët që do të largohen nga Kina e përballur me virusin e rrezikshëm, pas kthimit do të qëndrojnë për dy javë në karantinë në një bazë ushtarake.

Autoritetet britanike po marrin masa të ashpra sidomos pas paralajmërimeve se Londra do të jetë qyteti më I rrezikuar në Europa nga koronavirusi vrasës.

Të evakuarit do të izolohen edhe nëse nuk kanë asnjë simptomë të sëmundjes. Rreth 200 britanikë pritet të kthehen gjatë ditëve në vijim nga Wuhani, epiqendra e epidemisë që ka tmerruar globin. Departamenti vendas I Shëndetësisë kishte thënë më parë se njerëzit mund të shkonin në shtëpi e të vetë-izoloheshin për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Megjithatë, tani Matt Hancock, sekretari I shëndetësisë, këmbëngul që të gjithë të kthyerit nga zonat e Kinës të prekura më së shumti prej virusit të frikshëm, të mbyllen brenda ?për 14 ditë?, aq sa mendohet që zgjat periudha e inkubacionit, edhe nëse vetë mund të mos kenë asnjë shenjë të sëmundjes. ? Po punojmë shumë fort për t`I kthyer mbrapsht shtetasit tanë nga Wuhani. Por siguria publike mbetet prioriteti unë numër një?, shkroi Hancock në Twitter.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#TopChannel