Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg e ngushëlloi publikisht kryeministrin Edi Rama për humbjen e njeriut të dashur të djalit të tij në tërmetin e 26 nëntorit.

?Jemi të gjithë të shokuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar. Të gjithë ndjemë dhimbjen e atyre që vuajtën. Edi, ju përjetuat gjithashtu një humbje personale, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta?, shprehet Jens Stoltenberg.

?Ju falenderoj për fjalët tuaja për tragjedinë që goditi Shqipërinë. Ashtu siç e konfirmova në takimin tonë privat Shqipëria përtej nevojës për operacionin e madh të rindërtimit i mbetet angazhimit të saj për buxhetin e dedikuar për NATO-n?, thotë Edi Rama.

Në konferencën e përbashkët, Rama rikonfirmoi vijimin e politikës me muxhahedinët, ndërsa shefi i NATO-s u ndal në rëndësinë e funksionimit te bazës ajrore së Kuçovës.

?Nuk do ta ndryshojmë traditën tone as qasjen tonë ndaj këtyre njerëzve të cilët duhet të mbrohen nga një regjim që përbën kërcënim për jetën e tyre. Do vijojnë të qëndroje fort, nuk jemi të vetëm. Ky është një operacion i zhvilluar krah SHBA?, shton Rama.

?Investimi në bazën ajrore të Kuçovës tregon vendosmërinë tonë ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Kjo bazë mund të jetë qendër e veprimtarive të rëndësishme siç është policimi i përbashkët nga ajri. Është mirë jo vetëm për vendin, por dhe gjithë aleatët e Nato-s?, ka thënë Stoltenberg.

Rikthimi i dialogut Prishtinë-Beograd nuk mbeti jashtë fokusit të Ramës dhe Stoltenberg.

?Mbështesim rifillimin e dialogut. E mbështesim jo vetëm përmes mbështetjes politike, por edhe duke ndihmuar me zgjidhjen e një çështje që ka të bëjë me hapësirën ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, po punojmë fort për këtë?.

?Është hap i rëndësishëm dhe jam plotësisht dakord me ju, që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët në procesin e bashkëpunimit paqësor dhe zhvillimit rajonal?, shprehet Rama.

Në cilësinë e kryetarit të OSBE, Rama u zotua për zgjidhjen e situatës në Ukrainë./Elda Menga/

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rama#Stoltenberg#TopChannel