Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. <br />Sipas raportimeve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit dhe lënda plasëse është vendosur në murin e jashtëm të një lokali. <br />Sipas informacioneve policore, nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
