Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? në Tv Klan është diskutuar rrëmbimi i Jan Prengës në mes të Kamzës. Debati u fokusua edhe në pasuritë e paluajtshme të grupeve kriminale, si dhe për influencën që kanë me politikanë, deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë.

Në këtë aspekt, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu tregoi për herë të parë një histori për një investigim të emisionit ?Stop? në Tv Klan.

Pak kohë më parë, ky emision zbuloi një rrjet të madh të shpërndarjes së drogës në lokalet e natës në Tiranë.

Blendi Fevziu rrëfeu se telefonoi personalisht ministrin e Brendshëm në atë kohë duke i kërkuar që të merreshin masa.

Policia e kreu aksionin dhe u arrestuan disa persona. Por pas arrestimit të tyre, Fevziu shprehet se deputetë dhe politikanë filluan t?i dërgonin mesazhe Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm duke kërkuar lirimin e pronarëve të lokaleve.

?Emisioni Stop ndërsa bënte një investigim për shpërndarjen e drogës, ra në shpërndarje të frikshme në lokalet e natës në Tiranë. Para se ta çonin këtë gjë, personalisht kam folur me ministrin e Brendshëm duke menduar që kemi fëmijë, dhe i kam thënë është problem serioz. Premtoi që do merrej. Rezultoi që u mor disa muaj më pas, se kërkonte një periudhë kohe. Ndaluan disa persona, kapën lokale të përshtatura për kokainë. Dhe ministri i Brendshëm dhe Kryeministri kishin marrë 40 mesazhe të nesërmen, gjysma nga deputetë dhe nga politikanë që thonin ?pse i bini në qafë këtyre të shkretërve?. Kështu pra është problemi. Dolën ata të gjithë?, u shpreh Blendi Fevziu.