Ai është pedagog që prej 25 vitesh, pjesë e trupës akademike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe jep lëndën e mekanikës. Si shumë të tjerë nga tërmeti i 26 nëntorit edhe ai pati për fat të keq pasoja. Bëhet fjalë për profesor Klement Qerimin, i cili nga tërmeti i nëntorit humbi banesën ku jetonte prej 30 vitesh dhe kjo banesë ishte në fakt në godinën 15-të në Qytetin "Studenti". Pas dëmtimit të banesës atij ju desh të zhvendosesh natën e 5 dhjetorit në një tjetër banesë. Pikërisht gjatë kësaj zhvendosjeje ai dëmton syrin e djathtë pasi aksidentalisht një mobilie i bie sipër. Ndërkohë që syrin e majtë e ka me probleme që nga lindja dhe sheh vetëm 10% me të. Shkak për këtë aksident sipas është situata e krijuar pas tërmetit ku emergjencat civile të Bashkisë së Tiranës nuk ishin të trajnuar dhe nuk kishin kushtet për të zhvendosur qytetarët e dëmtuar. Profesor Klementi pas këtij aksidenti rrezikon shikimin. Prej dy muajsh pedagogu i cili është edhe pastor, Kisha e Zdrukthëtarit Hebre ka kërkuar mbështetje dhe ndihmë nga shteti për ndërhyrjen që duhet të bëjë për të rikthyer shikimin në syrin e dëmtuar. Aktualisht ai ndodhet në Izrael ku do t'i nënshtrohet një operacioni në syrin e dëmtuar. Ndërhyrja do të realizohet në 4 shkurt ndaj ne e kemi Klementin në një lidhje skype për të mësuar diçka më shumë rreth ndërhyrjes që pritet të bëhet, dhe sa shpresëdhënëse është për të ....

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel