Surprise Me!

Kisha e harruar e Marmiroit/ Barinjtë shoqërojnë turistët e paktë që iu bie rruga

2020-01-31 5 Dailymotion

Kisha e Marmiroit është një objektet e kultit më të veçanta në zonën e Orikumit, Vlorë. Objekti i kultit mendohet se është ndërtuar në shekullin e XII dhe struktura e saj është ngjashme me pak kisha në Ballkan.

Pavarësisht rëndësisë se saj kjo kishë është shumë pak e vizituar nga turistet. Të vetmit që kalojnë pranë saj janë barinjtë!

Një banor i zonës i cili shoqëroi në shtigjet që të çojnë në këtë kishë shprehet se shumë herë i ka shoqëruar turistët e huaj duke u kthyer ?guide e tyre?. Pavarësisht se nuk di asnjë gjuhë të huaj ai thotë se arrin të kuptojë kërkesat e tyre apo shqetësimin që shprehin por mungesën e infrastrukturës.

Mungesa e infrastrukturës dhe sinjalistikës bëjnë që kjo kishë të humbasë vlerat e saj historike dhe të lihet në harresë. Teksa futesh brenda në kishë janë mjaft të dukshme dhe dëmtimet e afreskeve shekullore. Një sy i lirë i dallon shkatërrimin e tyre si rrjedhojë e kohës por edhe mos mirëmbajtjes. Pamjet tregojnë mjaft qartë se të vetmit vizitorë janë banorë të zonës të cilët shkojnë e ndezin qirinj apo hedhin monedha duke shpresuar në mirësinë e kësaj kishe.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MarmiroChurch#Vlore#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon