Trupi gjykues ka dhënë masën arrest me burg për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jak Prenga.

Për të arrestuarin e 5 Festim Bexhdillin, rëndon dhe akuza e fshehjes dhe asgjësimin e kufomës, ndërsa për Gentian Doci i cili është në kërkim do kërkohet po ashtu arrest me burg.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha pyeti dy nga avokatët e të arrestuarve pas vendimit të gjykatës.

Avokati Sokol Tahiri tha për klientin e tij Elton Hajrin se organi i Akuzës nuk arriti të paraqiste prova për të vetëteuar akuzën se ai ka fshehur viktimën.

?Akuza nuk kishte prova, as filmike madje që ta provojë, vetëm mjeti e fajëson atë, por Elton Hajri ka tre vite që nuk futet aty në resort?, tha avokati.

Jak Prenga u mor peng për shkak të një ngarkese të konsiderueshme kokaine që vëllai i tij kishte mbajtur të fshehtë dhe nuk e kishte dorëzuar në destinacionin ku i kishte caktuar banda ku bënte pjesë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JakPrenga#Arrested#TopChannel