Surprise Me!

Kuvendi i Kosovës, më 3 shkurt votohet qeveria

2020-01-31 1 Dailymotion

Kryesia e Kuvendi të Kosovës, ka vendosur që me datë 3 shkurt në ora 11 të mbahet seanca plenare për votimin e qeverisë së re të Kosovës.

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit, pason një kërkesë nga ana e mandatarit për formimin e qeverisë, lideri të Lëvizjes ?Vetëvendosje?, Albin Kurti, për caktimin e seancës plenare. Por, Kurti ende nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, çka e bën të paqartë sigurimin e shumicës prej 61 votave në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një paraqitjeje për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje midis LDK-së dhe VV-së para datës 3 shkurt.

?Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare. Unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk do të mund ta ndalë formimin e qeverisë Kurti?.

Përkundër kërkesës së LDK-së, që pozita e kryeparlamentarit t?iu takojë atyre për një vit, Konjufca tha se nuk është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve.

?Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që është koha e emërimeve?.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor 2019. Ato u nxitën nga një dorëheqje e kryeministrit, Ramush Haradinaj pasi mori ftesë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 janar, ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit. Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti mandaton kandidatin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit. Përderisa Vetëvendosjes, si parti fituese, LDK-ja nuk ia ka kontestuar pozitën e kryeministrit, kjo e fundit ka kërkuar që si baraspeshë në ndarjen e pushtetit, ta ketë pozitën e kryetarit të kuvendit, të cilën e ka marrë nën drejtim Vetëvendosje që nga data e konstituimit të Kuvendit, më 26 dhjetor.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KuvendiKosove#AlbinKurti#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon