Nga drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, tek drejtori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa dhe kreu i Kufirit, Eduart Merkaj i cili pak ditë më parë u certifikua nga vettingu, janë emrat e listës së gjatë me 40 kandidatë që kanë aplikuar për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në këtë listë me 40 emra shtatë janë gra, ndërsa ka edhe ish drejtues policie si dhe hetues ,mes tyre Ylli Pjetrnikaj drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër. Në këtë listë është edhe kreu i Task-Forcës "Forca e Ligjit" në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi, si dhe ish kryepolici i Rrugores gjatë qeverisjes së djathtë Krenar Ahmeti si dhe numri dy i Policisë së Shtetit Aida Veizaj (Hanaj).

Një tjetër emër që spikat në listën e gjatë është edhe Artur Beu Oficeri i Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Romë i cili ka një karrierë të gjatë në luftën ndaj krimit të organizuar si dhe grupeve kriminale që aktivitetin e tyre e kanë jashtë Shqipërisë dhe investojnë asetet këtu. Ai është edhe koordinator i projekteve të ndryshme të BE për hetimet transnacionale si IPA, SANCAS
dhe mban titullin doktor shkencash.