Virusi vdekjeprurës i emërtuar si ?coronavirus? që është përhapur në Kinë, por dhe më gjerë, ka shkaktuar panik të madh edhe te zyrat e kompanisë së famshme teknologjike Apple, drejtuesit e së cilës kanë marrë vendimin për të mbyllur të gjithë rrjetin e dyqaneve zyrtare të tyre në Kinë të paktën deri në datën 9 shkurt.

?Reuters? shkruan se zyrtarët nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë vendim. Nga raportimet e fundit të autoriteteve kineze numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e ?coronavirus-it? ka shkuar në 259, ndërsa numri i të infektuarve në 11,791 persona.

Qyteti që ka regjistruar më shumë raste është Hubei. Shumë vende kanë marrë raste të rrepta sigurie nëpër aeroportet kryesore të tyre, për të parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e virusit. Një prej këtyre vendeve është dhe SHBA-ja, e cila kanë vendosur për të ndaluar hyrjen e të huajve që kanë qenë kohët e fundit në Kinë, si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e mëtejshme të përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Coronavirus#Apple#TopChannel