VLORE- Në portin e Vlorës është ngritur një dhomë e posaçme me tre mjekë, ngjitur me drejtorinë e Shëndetit Publik pas urdhrit të Ministrisë së Sëhndetësisë për të forcuar masat nga koronavirusit kinez. Kontrollet janë përforcuar edhe në port.<br /><br />Neki Halilaj, mjek epidomolog konfirmon se do të vijohet me masat e përforcuara për të parandaluar rrezikun nga virusi.