Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi se ndonëse Franca ka dëshiruar të mbajë lidhje të forta me Britaninë pas Brexit-it, tani ky shtet nuk mund të presë që të trajtohet në të njëjtën mënyrë si në kohën kur ishte ende pjesë e Bashkimit Evropian.

?Nuk mund të jetë brenda dhe jashtë?, ka thënë Macron, duke iu referuar Mbretërisë së Bashkuar.

?Populli britanik ka vendosur të largohet nga BE-ja. Sigurisht, tani nuk do të ketë të njëjtat detyrime, por nga ana tjetër nuk do të ketë as të njëjtat të drejta e privilegje?, tha shefi i Elizesë.

Macron shtoi se ai do të mbrojë interesat e peshkatarëve, bujqve dhe punëtorëve francezë, në negociatat që do të zhvillohen në të ardhmen mes Britanisë dhe bllokut evropian.

?Në këto negociata, të 27 vendet do të jemi të bashkuara?, ka qenë komenti i tij. Lideri francez, siç kujton REL, njihet për linjën e tij të ashpër ndaj Brexit-it, të cilën e ka ndjekur që në fazat e para të këtij procesi. Pas shkëputjes nga BE-ja, që ndodhi mbrëmjen e 31 janarit, Mbretëria e Bashkuar hyn tani në një periudhë tranzitore 11-mujore, gjatë të cilës do t?i duhet të zbatojë rregullat e bllokut, por pa u përfaqësuar në në institucionet e tij.

Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor. Shkëputja e Britanisë erdhi pas referendumit të organizuar në 2016-tën, në të cilën 52 përqind e votuesve britanikë u shprehën pro daljes nga unioni, dhe 48 përqind ishin kundër.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EmmanuelMacron#Brexit#TopChannel