Silva Doçi, studentja shqiptare e cila kishte mbetur e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në qytetin Wuhan, është evakuuar. Sipas njoftimit të ministrisë së jashtme, studentja ka kryer të gjitha testet për koronavirusin dhe ka dalë negative. Largimi i saj është kryer në bashkëpunim me autoritetet turke.<br />? Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan. Pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk?.<br />Së bashku me 45 shtetas turq që jetonin ën Wuhan, studentja shqiptare do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.<br />?Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm. Për këtë fazë evakuimi, Ministria e Jashtme zhvilloi kontakte të pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi?.<br />Pas qëndrimit në karantinë, studentja Silva Doci do të lejohet të udhëtojë drejt Shqipërisë pranë familjes së saj.