Surprise Me!

LVV-LDK zyrtarizojne marreveshjen per qeverine

2020-02-02 0 Dailymotion

LVV-LDK zyrtarizojnë marrëveshjen për qeverinë
Kabinet me 15 ministri, kryeparlamentarin e merr LDK
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht kanë konfirmuar se janë pajtuar për bashkëqeverisje në mandatin 4 vjetët e ardhshme. Krerët e të dyja partive Albin Kurti e Isa Mustafa në një konferencë të përbashkët për media thanë se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës.
?U takuam dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër që ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen e jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverise së re?, tha Kurti.
?Besojmë se është një marrëveshje e mirë. Në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë. Kemi ardhur bashkarisht në një zgjidhje të cilën e vlerësojmë se është zgjidhja e duhur për Republikën e Kosovës?, tha Mustafa.
Sa i përket postit të kryeparlamentarit, Kurti tha se Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqje, por do të vijë në ekzekutiv. Ndërsa, nesër VV do të propozoj një emër të LDK-së për kryetar të Kuvendit. Kurse, Mustafa tha se janë pajtuar që posti i Presidentit mos të jetë pjesë e kësaj marrëveshje. Qeveria Kurti do t?i ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të votojnë të hënën qeverinë e re Kurti, dy ditë pa u bërë 4 muaj nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit në Korrik të 2019-ës.
Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon