Frika se pas Brexitit, gjërat mund të ndryshojnë, I ka shtyrë disa britanikë të marrin masa e tw mendojnë për një furnizim të mirë me pije alkolike.

Ata kanë zbarkuar në Calais të Francës, ku kanë blerë me shumicë verë dhe birrë. Ideja e një skenari të shkëputjes pa marrëveshje, ka ngjallur frikën se do të ketë kufizime mbi sasinë e alkolit francez që britanikët mund të blejnë me çmim të reduktuar, dhe një pjesë e tyre, nuk kanë dashur të rrezikojnë.

?Unë kam ardhur nga Brajtoni, në Angli. Pas dy javësh festoj ditëlindjen dhe po bëj furnizimin me pije alkolike. Është më mirë t`i kem gati, sepse nuk e dimë se çfarë ndikimi do të ketë Brexiti. Nuk e di se çfarë do të bëjnë ata në nivel qeveritar, por ne si çift që kursejmë, po kujdesemi për pijet?- tha një qytetar i Brighton.

?Kemi qenë këtu marsin e vitit të kaluar; bëmë një goxha furnizim, por na mbaroi vera, ndaj u kthyem përsëri sa nuk kanë ndryshuar gjërat për shkak të Brexitit. Menduam se ishte më mirë të vinim sa më shpejt të mundnim?- tha një tjetër qytetare.

Për momentin, rregullat e tregut të përbashkët i lejojnë britanikëve të çojnë në shtëpi pa u taksuar gati 128 shishe vere, 110 litra birre dhe 10 litra pije të tjera alkolike, përsa kohë ato janë vetëm për përdorim personal.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#England#BREXIT#TopChannel