Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ligji special i ka gjetur ilaçin edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, por si do të ndodhë kjo? Kreu i ekzekutivit shpjegoi se kur shteti (nuk e qartësoi se cili institucion) do të konstatojë vendime korruptive, brenda 3 ditëve kërkon pezullimin e gjyqtarëve nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata. Megjithatë ai paralajmëroi edhe pjesën tjetër, kur tha se ashtu si kriminelët tani, edhe ata që janë nxjerrë nga vettingu një ditë do të përgjigjen për gjithçka.<br /><br />"E fundit që kam është për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që godasin shtetin pas shpine, që për cdo rast kur ne shteti që do të konstatojmë vendime si ato që kemi parë në vijim paketa kërkon brenda 3 ditëve pezullimin e tyre nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata. Ata janë bashkë, dhe unë ju siguroj që ne jemi bashkë për t'i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin të dyja palët, ju siguroj. Të gjithë ju mund të keni shumë rezerva dhe kritika. Anëtarëve të OFL u them se ju keni në dorë të bëni një investim të madh dhe të shtoni kreditë e larta të policisë së shtetit dhe të vendit tonë në sytë e miqve tanë" tha Rama.
