Surprise Me!

Moderatorja rrefen historine e dashurise qe nisi qe ne klase te pare

2020-02-03 2 Dailymotion

ëtë javë në ?Jo Vetëm Modë?, autorja dhe prezantuesja Orinda Huta u ndal tek emisionet e reja që kanë filluar në sezonin e ri të ?Klan Plus?.

Mes një sërë formateve mbi mjekësinë, arkitekturën e deri tek çështjet më të përfolura kriminale, ?Klan Plus? ka edhe një hapësirë dedikuar ekonomisë.

?Pro Business?, drejtohet nga moderatorja e lajmeve në ?Klan Plus?, gazetarja Oljana Maloku.

Krahas karrierës televizive, Oljana rrëfeu edhe për jetën e saj jashtë kamerave. Ajo është nënë e një djali dhe ka një histori të gjatë dashurie me bashkëshortin e saj, që nis që prej klasës së parë.

?Kemi 24 vite bashkë, nuk jemi shkëputur ndonjëherë. Kemi qenë në 8-vjeçare bashkë, më pas edhe pse në gjimnaze të ndryshme, takoheshim herë pas here. Më pas në fakultet, u ritakuam sërish?.

Oljana zbuloi se fillimisht kishin qenë vetëm shokë, kurse ndjenjat për njëri- tjetrin i kuptuan vetëm në fakultet. Ajo kujtoi edhe dasmën e saj të madhe, ku ndërroi disa fustane.

Buy Now on CodeCanyon