Surprise Me!

Kreu i PE pershendet ligjin special AntiKCK

2020-02-03 0 Dailymotion

Sekuestrimi i pasurive që vijnë nga krimi i organizuar dhe aktiviteti kriminal, për Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli është një mase që mund të japë rezultate të mëdha për të luftuar këtë kategori.

E thënë nga z. Sassoli, i cili vjen nga Italia, një nga vendet që ka patur problemet dhe betejën më të ashpër me mafian dhe krimin e organizuar, kjo duket më e besueshme. Aq më shumë që vetë ai deklaroi në konferencën për shtyp me kreun e qeverisë në Tiranë se kjo nismë ka shumë nga fryma që Italia përdor në këtë luftë.

?Reforma është e rëndësishme. Se disa vërejtje janë. Po të përshtaten të gjitha standardet për luftën kundër krimit. Do të shtojë sigurinë e vendit por edhe bashkëpunimin me BE. Mbi këtë reformë ka edhe pak frymë italiane, ne prej 10 vitesh jemi gjendur në kushtet e luftës kundër krimit të organizuar dhe kjo provojë mund të jetë e dobishme për të tjerët. Do të shpëtojmë aftësinë tonë kundër kapitaleve të paligjshme dhe bandave kriminale. Masa që është marrë për rikuperimin e pasurive të paligjshme është pika e fortë e platformës. Dhe jam i sigurt që do të ketë rezultat të madh?.

Kryeministri lajmëron se veç sekuestrimit të pasurive që nuk justifikohen për të gjithë këta persona, do të nisë një hetim për pastrimin e parave.

Të gjithë atyre që e akuzojnë për zvarritjen e luftës ndaj bandave kriminale iu kujton drejtësinë e korruptuar.

Sa i takon negociatave, Presidenti i Parlamenti Europian duket optimist që pas zhgënjimit që solli vendimi i Tetorit në Pranverë të ketë një vendim pozitiv. Ai thotë se është njohur me qëndrimin e ri të Presidentit Macron i cili pranon të tërhiqet nga kushti i vendosur vitin e shkuar për reformim dhe më pas zgjerim, vetem nëse ka konsensus për metodologjinë e re të Komisionit nga të gjithë vendet anëtare.

?Kemi shpresa të mira se mbasi të bëhet çështjet gati për metodologjinë atëherë është më thjeshtë. Paketa duhet të eci njëkohësisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vërejtjet do të kapërcehen?.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon