Presidenti i PE-së, David Sassoli ka deklaruar se Shqipëria është një vend që duhet të merret si shembull, një vend i cili vë theksin tek dialogun, prandaj sipas tij, BE ka nevojë për Shqipërinë.<br /><br />"Gjithë rajoni po sheh me pritshmëri të madhe drejt një mundësi të një bashkëpunimi më të madh me BE-në. Unë besoj se në këtë Shqipëria mund të përbëjë edhe për të tjerët një shembull. E besoj këtë, sepse kemi parë të rritet një vend që vë bast mbi pluralizmin, mbi pajtimin e konflikteve, ja pse kemi nevojë për Shqipërinë sepse mund të jetë një nevojë e madhe. Negociatat të mund të çelen sa më shpejt, mundësisht para samitit të Zagrebit, më e shumta gjatë samitit, por sidoqoftë të ndihmoni edhe vendet e tjera", tha Sassoli.
