Surprise Me!

“Mona Lisa” prej Rubiku del në ankand për 150 mijë euro

2020-02-03 1 Dailymotion

Një version i ?Mona Lisës? i bërë me kube të rubikut, pritet të shitet në një ankand për një shifër prej 150 mijë eurosh kur të dalë nën çekiç në Paris, këtë muaj. E bërë me 330 kube të rubikut, nga artisti francez Invader, i famshëm për figurat e tij qeramike, pushtuesit e hapësirës, vepra është quajtur ?Mona Lisa? e rubikut.

Kjo është e para e një serie punimesh në të cilat artisti ka rikrijuar disa nga pikturat më të famshme në historinë e artit, me kubet e rubikut.

Invader, emri i vërtetë i të cilit është Frenk Slama, pretendon ai po hedh themelet e krijimit të një lëvizjeje të re artistike, të quajtur Rubik-kubizëm.

Ai ka vendosur vepra të tij në muret e galerive të më shumë se 33 vendeve dhe madje ka frymëzuar edhe një aplikacion në smartfonë për fansat që përpiqen ti shikojnë ato. Mona liza e rubikut do të dalë në shitje në Shamps Elize në Paris, më 23 shkurt, si pjesë e një ankandi në të cilin do të jenë të pranishëm edhe disa nga emrat më të mëdhenj të artit të rrugës. Invader e ka krijuar Mona Lisën e rubikut në 2005 dhe që atëherë ka vijuar edhe me kryeveprën e Eduard Mone, drekë mbi bar si edhe me origjinën e botës të Gustav Korbet, edhe ato me kubat e rubikut. Vetë kubi, një objekt kult në vitet 1980, është shpikur nga skulptori hungarez Emo Rubik, si një mjet mësimor për ti shpjeguar format tre dimensionale studentëve të tij të arkitekturës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MonaLisa#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon