#rtvora #oranews

Dy javë pas grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze në zonën e Alliasit në Tiranë, policia ka vënë në pranga një nga autorët e ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër.

Në kuadër të operacionit të koduar "Mjegulla" u arrestua shtetasi Fation Mërtënika 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve?.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Markeljan Cungu si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Vjedhja?.

Cungu është mjaft i njohur për policinë pasi është arrestuar disa here për veprën penale të vjedhjes.

"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020. Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera", thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për kapjen e bashkautorit, i cili gjatë operacionit nuk është gjetur në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë?, me pasoje plagosjen e rendë të dy shtetasve dhe "Armëmbajtja pa leje", të cilat parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/arrestohet-nje-nga-autoret-e-grabitjes-se-ciftit-ne-allias

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp