Prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë duhet të përgatiten të zvogëlojnë prodhimin dhe kjo për shkak të koronavirusit vrastar që nuk po arrihet të frenohet.

Përfaqësuesit e OPEC dhe aleatët e tyre pritet të takohen këtë javë teksa shtohen thirrjet për veprim në mbështetje të çmimit të naftës. Nafta e përpunuar Brent mbërriti nivelin më të ulët të kuotimit pasi ra me 20% nga maja ku u vendos në muajin shtator.

Po përse epidemia ka një ndikim kaq të madh në tregun global të energjisë? Koronavirusi i ri u shfaq në kohën kur Kina përgatitej të kremtonte Vitin e ri Hënor.

Pushimet e festave u zgjatën, në pjesën më të madhe të vendit janë vendosur kufizime të rrepta udhëtimit dhe zyrat e dyqanet mbeten të mbyllura. Kjo do të thotë importuesi kryesor i naftës bruto në botë, që konsumon zakonisht rreth 14 milion fuçi në ditë, ka pasur më pak nevojë për naftë që të vinte në punë makineritë, automjetet e t`i mbante dritat ndezur.

Shpërthimi epidemik nga ana tjetër pritet të ketë ndikim të madh edhe tek kërkesa për karburant te avioneve, sepse linja ajrore në mbarë globin i kanë pezulluar fluturimet me Kinën. Edhe kufizimet brenda vendit gjithashtu nënkuptojnë reduktim të numrit të fluturimeve.

Shkalla e rënies ka tronditur industrinë e energjisë, sipas analistit të naftës me bazë në Chicikago, Phil Flynn I cili tha : ?Ne nuk kemi parë një event shkatërrues të kërkesës në këtë nivel dhe që lëviz kaq shpejt.? Bloomberg raportoi këtë javë se konsumi ditor I naftës së papërpunuar në Kinë ka rënë me 20%, ekuivalenti i nevojave për naftë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, të marra së bashku.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PhilFlynn#CoronaVirus#TopChannel