#rtvora #oranews

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me paketën anti-KÇK me anë të sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata.

Në një deklaratë për mediat, Gjata tha se Rama nuk e lufton krimin e organizuar sepse ai është vetë krimi i organizuar. Sipas tij anti-KÇK është një propagandë hipokrite për të mashtuar shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Ai deklaroi se Rama nuk lejoi sekuestrimin e pasurisë së Edmond Bejkos dhe arrestimin e Saimir Tahirit, pasi është peng i tyre dhe i krimit.

Çlirim Gjata: ??Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar sepse ai është vetë krimi i organizuar.

Ai është trafikanti që mbolli Shqipërinë me kanabis dhe nuk u kap kurrë nga policia.

Është i dënuari që drejton trafikun nga burgu dhe merr tendera e konçesione nga qeveria e Ramës. Eshtë krimineli që vjedh vota dhe kërcënon votuesit pa u ndëshkuar nga ligji.

Pas Edmond Bejkos, mikut trafikant të Taulant Ballës, Saimir Tahiri është një shembull tjetër i dështimit të Edi Ramës dhe i standardeve të dyfishta që ai përdor.

Në vend që të bëjë qesharake policinë e shtetit me operacione të sajuara keq, Edi Rama duhet të lejojë policinë e tij që të vendosë në shënjestër pasurinë e Saimir Tahirit.

Ish-ministri i tij i brendshëm, i cili ka hyrë në histori për kanabizimin e plotë të Shqipërisë, është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës.

Saimir Tahiri akuzohet per trafik nga drejtësia, bën jetë luksoze me rrogë shteti, hap biznese të reja, madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë euro për kompani lobimi në Amerikë.

Sondazhet tregojnë se shqiptarët nuk i besojnë Edi Ramës dhe e dinë se i ashtuquajturi ligji i KÇK-së, është një tjetër propagandë hipokrite, për të mashtuar ata dhe ndërkombëtarët, të cilët i kërkojnë luftë reale kundër krimit të organizuar, për të filluar negociatat me BE.

Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar sepse nuk lejoi policinë të sekuestrojë pasurinë e trafikantit të drogës Edmond Bejko, mik i kriminelit të rrezikshëm Aldo Bare dhe mik i Taulant Ballës. Njësoj ka vepruar edhe me Saimir Tahirin sepse Saimir Tahiri e mban peng Edi Ramën, me gjithçka që di për lidhjet e krimit me Edi Ramën.

Edi Rama ka ndërmend të bëjë vetëm show propagandistik, me policë të keqpërdorur dhe të tradhtuar në këto 6 vjet prej paktit të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin e organizuar.??

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/anti-kck-gjata-nje-probagande-hipokrite-rama-nuk-lejon-arrestimin-e-edmond-bejkos-e-saimir-tahirit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp