Rreth 10 hektarë sipërfaqe e mbjellur kryesisht me ullishte janë shkrumbuar nga zjarri i rënë ditën e sotme në Njësinë Administrative Fiershegan. Zjarri ka rënë në fshatin Ciflig, ndërsa flakët janë përhapur ,e shpejtësi për shkak të barit të thatë dhe erës.<br /><br />Dyshohet se shkak i këtij zjarri ka ardhur nga pakujdesia, ndërsa ullishtet e djegura mësohet se janë investime të 5 viteve të fundit. Ndërkohë edhe pse kanë tentuar të ndërhyjnë me autobote uji, zjarrfikësja është ndalur në hyrje të fshatit për shkak të terrenit të thyer.<br /><br />Zjarrfikësit kanë ndërhyrë më pas në këmbë. Fatmir Bozi, drejtori i zjarrfikëses së Lushnjes është shprehur se është e pamundur të ndërhyjnë me makineritë dhe në këto kushte fikja e zjarri bëhet edhe më e vështirë.
