Surprise Me!

“Në këmbët e Zotave”/ Njihuni me domethënien e këpucëve dhe sandaleve të lashtësisë

2020-02-04 1 Dailymotion

Ndërsa sezoni i sandaleve dalëngadalë po afron, një ekspozitë e re me këpucë të lashtësisë është çelur në një muze italian, si për të risjellë në vëmendje prakticitetin kur vjen fjala te moda, aq i preferuar nga romakët dikur.

Ekspozita ne Pallatin Fitti të Firences tregon qartë se klasikja mbetet gjithmonë e preferuar, ndërsa këpucët dhe sandalet e asaj kohe e mahnisin syrin modern me hijeshinë e tyre. Ajo mban emrin ? Në këmbët e Zotave?, dhe tregon 80 punime duke nisur nga skulpturat e deri tek urnat dekorative.

Në Antikitet, këpucët dhe sandalet ishin një instrument për të kaluar nga një fazë e jetës tek tjetra si për shembull nga vajzë e re në grua të martuar. Gjithashtu në Romën e lashtë, ajo çfarë mbaje në këmbë tregonte dhe shtresën shoqërore e politike të një personi.

Këtu mund të shihni rikrijimet e sandaleve që ka mbajtur Liz Taylor tek ?Cleopatra? apo Russell Crowe tek ?Gladiator?. Të gjitha ato i ka bërë një dyqan këpucësh, Pompei, në Romë dhe disa janë kopje të modeleve antike si ?Caliga?që mbanin ushtarët në një pjesë të skenave të filmit ?Aleksandër?.

Në kohët e lashta, këpucët ishin praktikisht një lloj ?karte identiteti? për pronarin, e duket gjërat nuk kanë ndryshuar shumë edhe sot, sepse dihet çfarë nënkuptojnë një palë këpucë me taka nga Christian Louboutin. Ndërkohë, nga sandalet romake e kanë marrë frymëzimin edhe emra të mëdhenj të modës si Yves Saint Laurent apo Ferragamo.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LizTaylor#RussellCrowe#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon