Surprise Me!

Vetting në Universitete/ Kandidatët për rektor dhe dekanë do të kontrollohen

2020-02-04 0 Dailymotion

Rregullat në garën e drejtimit të universiteteve janë ashpërsuar. Të gjithë aspirantët e rinj, apo titullarët që duan të rikandidojnë duhet të plotësojnë kushtet e integritetit të figurës.

?E para është që të kalojë filtrin e dëshmisë së penalitetit. E dyta është pastërtia e figurës, me institucionet përkatëse që ka organizuar shteti shqiptar, dhe me të gjithë elementët që duhen shmangur, raportimet me historinë e sigurimit të shtetit, etj etj. E së treti, vetëdeklarimi që lidhet me çështjen e kontrollit të plagjiaturës në punimet e tyre akademike të marrjes së titujve??, shprehet Majlinda Keta.

Ndërsa pesha e studentëve në votën për rektorin apo dekanin që duan, nuk ka ndryshuar por mbetet 10%.

?Problemi që unë mendoj nuk është thjesht 10%, por sfida e tyre duhet të jetë pjesëmarrja e lartë në votime. E kjo do të sillte më tepër ndikim në daljen e autoriteteve?, shton më tej Keta.

Rregullorja për zgjedhjet e drejtuesve në institucionet publike të arsimit të lartë nuk po hartohet nga Ministria e Arsimit si në zgjedhjet e 2016-ës, por është në dorën e vetë personelit të universitetit. Përfaqësuesja e Komisionit të zgjedhjeve ne UT, profesore Majlinda Keta, shprehet se në këtë mënyrë do të jetë më efikase, dhe se ky vendim ka ardhur vonë.

?Interesi publik, në kuadër të autonomisë universitare, u takon atyre që quan parlamente akademike të bëjnë vendimmarrje për mbarëvajtjen e punëve të tyre?, shprehet Keta.

Rregullorja do të miratohet ditën e hënë në Senatin Akademik, për t?i hapur rrugë regjistrimit të kandidatëve dhe fillimit të procesit zgjedhor me prezantimin e platformave më datë 9 prill. Ndërsa dita e zhvillimit të zgjedhjeve do të mbahet më 8 maj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon