Surprise Me!

Kërcënoi me armë vëllain e tij, shmanget tragjedia në Tiranë

2020-02-05 0 Dailymotion

Policia e Tiranës ka shmangur një tragjedi në Lanbregas pasi ka arrestuar një 32 vjeçar i cili ka kërcënuar vëllain e tij me armë.

Policia ka sekuestruar dy armë tip kallashnikov dhe pushkë.

32 vjeçari do të përballet me veprat ?Dhuna në familje? dhe ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Sekuestrohen dy armë zjarri.

Vihet në pranga 32 vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme ?Shqiponjat? dhe ?Shigjetat?, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

-S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë)  dhe fishekë luftarak

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Dhuna në familje? dhe ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel
#Polici #Kallash

Buy Now on CodeCanyon